Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka deklaruar se Milani është vetëm zi e kaltër pasi skuadra e tij fitoi “Derby Della Madonnina” të dielën.
Icardi nuk u paraqit as të dielën për Interin, por ka thumbuar milanezët pas disfatës që pësuan 2-3.
“Milani është vetëm zi e kaltër”, ka shkruar argjentinasi në Instagram si përshkrim të një fotografie ku Katedralja në Milano është e ngjyrosur me ngjyrat e Interit.
Kujtojmë se sulmuesi nuk ka luajtur për Interin që kur iu hoq shiriti i kapitenit më 14 shkurt. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.