×
  • Lajme
  • Art/Kulturë

    Në Prishtinë organizohet koncert për mbledhjen e fondeve për Ukrainën

    Reporteri
    15 Mars 2022 | 21:14

    “Stand with Ukraine” është një ngjarje për mbledhjen e fondeve me muzikë live që organizohet nga “Projekti i Komunitetit të Rinjve “, shkruan Reporteri.net.

    “Projekti i Komunitetit të Rinjve” është një iniciativë civile e të rinjve nga Prishtina të cilët tashmë kanë dërguar ngarkesën e parë të ndihmës humanitare për refugjatët ukrainas. Në kufirin e Polonisë me Ukrainën, një numër i madh i refugjatëve të luftës vazhdojnë të ikin nga lufta që po vazhdon në zona të ndryshme të Ukrainës.

    Për të lehtësuar mbledhjen e më shumë mjeteve për blerjen e ndihmave humanitare për ata refugjatë, “Youth Community Project” organizon mbrëmje muzikore live me vokalistin Bashkim Kërqeli në Taverna Menata, në Prishtinë, të premten më 13 mars, në ora 20:00.

    Kjo ngjarje e muzikës live është e hapur dhe pa pagesë për të gjithë, me zyrtarë qeveritarë, deputetë, diplomatë nga ambasadat e huaja në Prishtinë dhe aktivistë të ndryshëm nga organizata të ndryshme. Donacionet nga audienca për të ndihmuar refugjatët e luftës do të kërkohen në baza vullnetare.

    Të gjitha donacionet vullnetare të mbledhura gjatë kësaj mbrëmje muzikore live do të shkojnë drejtpërdrejt për të ndihmuar refugjatët ukrainas të luftës, kryesisht për ata në kufirin me Poloninë. E gjithë ndihma humanitare që do të shpërndahet do të prezantohet me flamurin e Republikës së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!