×
  • Show Time
  • Show Time

    Pamela Anderson publikon pamjet e rrahjes brutale nga i dashuri

    Reporteri
    04 Korrik 2019 | 10:04

    Pamela Anderson vijon me akuzat ndaj ish-të dashurit Adil Rami. Këtë herë, ajo i ka treguar me fakte të gjitha gjërat që ka thënë në lidhje me futbollistin.


    Aktorja 52-vjecare ka publikuar një video ku tregon se po kuron duart, për të cilat thotë se ia ka lënduar Adil. Sipas Pamelës, dhuna fizike e çoi në këtë pikë sa pësoi krisje dhe dhimbje të duarve.

    Në faqen e saj zyrtare deklaroi se iu deshën gjashtë muaj kujdes shëndetësor pasi nuk i tregonte mjekëve arsyen e vërtetë që e çuan në atë gjendje. Madje i thoshte se dyshonte që kishte artrit.

    Adil, 33 vjeç, mohoi akuzat e Andersonit për dhunë me anë të një postimi të gjatë në Instagram. Aktorja iu drejtua mohimit të tij në postimin e saj të fundit duke shkruar: “Ndoshta ai nuk e kupton se çfarë është abuzimi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!