Këngëtarja amerikane e hip-hopit, Nicki Minaj gjatë këtij muaji do të performojë në Arabinë Saudite. Këngëtarja e njohur do të jetë një nga performueset në koncertin që pritet të mbahet më 18 korrik, njoftuan dje organizatorët, transmeton Reporteri.net.
Por ende pa zhvilluar koncerti, debate të shumta kanë nisur të zhvillohen për shkak të kodit të veshjes.
Reagimet në rrjetet sociale për këtë paralajmërim ishin të shumta, disa madje u shprehën se nuk mund ta besojnë se ky lajm është i vërtetë.
Reperja femër është e njohur për stilin e saj të çuditshëm, provokues dhe hitet si Anaconda, ku ajo shfaqet në skena erotike, për një vend konservator, si Arabia ku këso lloj formash të argëtimit janë të kufizuara.
Kujtojmë se grupet e krishtera kishin kritikuar performancën e saj në ndarjen e çmimeve Grammy të vitit 2012, ku përfshiheshin priftërinj që vallëzonin.
Koncerti, i cili do të mbahet në përputhje me ligjet saudite është pa alkool, aty do të lejohen vetëm personat mbi moshën 16 vjeçare do të zhvillohet në stadiumin “Mbreti Abdullah”. /Reporteri.net