Këngëtarja Eni Koçi ka lansuar së fundmi këngën ‘Bella’ në bashkëpunim me Lindonin.


E teksa po i shijon sukseset e projektit të fundit, këngëtarja po e feston ditëlindjen e 24-të.

Këngëtarja e ka zyrtarizuar lidhjen e saj me këngëtarin nga Kosova, Genc Prelvukaj me të cilin shfaqet vazhdimisht nëpër rrjetet sociale.

Reklamë

Motra e saj Greta, ka bërë një urim të bukur për Enin në llogarinë e saj në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen e bukura ime, dashuria ime edhe 100 vite të lumtura dhe plot suksese”: ka shkruar ajo.