Pak kohë më parë në prill të këtij viti, një deklaratë e Ledri Vulës për reperin Gold Ag bëri bujë në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale.
I ftuar në emisionin” Nd’rrimi i Natës” në Klan Kosova me Alaudin Hamitin, për rubrikën “Haje ose Thuaje”, Ledri u pyet se me cilin artist nuk do të bashkëpunonte kurrë.
Ledri pa u menduar tha se kurrë nuk do të bashkëpunonte me Gold AG, duke lënë të aludohej se mes tyre mund të kishte mosmarrëveshje.
Në minutën 9:04
E vërteta vonon por nuk harron, i ftuar së fundmi në emisionin radiofonik “Sunshine” në radio “Prishtina”, Gold AG ka komentuar këtë deklaratë të Ledrit dhe ka hedhur mohuar aludimet se mes tyre ka një raport të keq.
Ai ka rrëfyer se me Ledrin ka folur shumë shpesh dhe madje ka rënë dakord me deklaratën e reperit të njohur.
“Thjesht nuk i përshtatet natyra me mua. Unë këndoj për diçka ai për diçka tjetër. Ai më ka folur bile gjithmonë i pari sidomos kur është ndarë nga grupi i tij. Ai nuk ka qenë lajm i keq, por i mirë, sepse Ledri ka treguar zgjedhjen e tij”, është shprehur reperi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.