Sot është padyshim një prej këngëtareve më të kërkuara dhe më të suksesshme në botë.


Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa përveç që ka një zë unik, ajo është e veçantë edhe në stilin e veshjes dhe paraqitjen.

Ylli u hitit ‘New Rules’ edhe një herë ka mahnitur me pamjen e saj gjatë parakalimit në tepihun e kuq në ’02 Silver Clef Awards’ në Londër.

Reklamë

23 vjeçarja u shfaq e veshur me një kostum me ngjyrë të bardh nën të cilën kishte të veshur vetëm sytjena.


Me grim të lehtë dhe flokë brune, Dua dukej më e bukur se asnjëherë teksa morri gjithë vëmendjen.

Në këtë event Dua u nderua me çmimin ‘Artistja më e mirë femër’ ndërsa ‘Artisti më I mirë mashkull’ e rrëmbeu këngëtari Sam Smith.

Yjet e tjerë që morën pjesë në ndarjen e çmimeve ishin edhe Ed Sheeran dhe Black Eyed Peas.