×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipës nuk i bën më për Isaac, konfirmon lidhjen e re

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 17:47

    Ka kohë që po flitet për një lidhje mes Dua Lipës dhe Anwar Hadid.


    Dua Lipa ka qenë në qendër të medieve rozë javët e fundit, prishtinasja mendohet se ka filluar një romancë me vëllanë e modeleve Hadid.

    Pas ndarjes nga kuzhinieri Isac Carew mediat filluan të shkruajnë për një lidhje me Anwar Hadid, e këto shkrime po duken se po dalin të vërteta pas një postimi të bërë nga 23 vjeçarja.

    Në fotografinë e publikuar në Instagram nga Dua edhe pse nuk shihet qartë fytyra e Anwar, nga tatuazhet në duar mund të vërejmë se është ai.

    Këto zëra më të vërteta i bën edhe një fakt tjetër, orë më parë modelja Bella Hadid motra e Anwar ka filluar ta ndjekë bukuroshen shqiptare në rrjetin social Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!