Kohëve të fundit është spekuluar për një romancë të re në jetën e Adeles.
Adele u shfaq dorë për dore me një mashkull në “British Summer Time Hyde Park Festival” dhe të gjithë menduan se bëhej fjalë për një lidhje të re, shkruan Usmagazine.
Në fakt personi në fjalë nuk është një mashkull i ri në jetën e këngëtares dhe as i dashuri i saj.
Ai quhet Paul Drayton dhe është bashkëshorti i mikut të saj të njohur Alan Carr. Drayton është thjesht mik i ngushtë i Adele dhe mes tyre nuk mund të ketë asgjë më tepër.
Pas divorcit me Simon Konecki këngëtarja është në qendër të vëmendjes nga mediat ku thuajse çdo javë e lidhin atë me një person të ri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.