Jeff Bezos dhe MacKenzie edhe zyrtarisht i kanë dhënë fund lidhjes së tyre bashkëshortore.


Divorci i Jeff Bezos zyrtarisht është mbyllur. Çifti i famshëm ka nënshkruar letrat e divorcit më të shtrenjtë në histori, shkruan Bloomberg.

Divorci u finalizua nga një gjykatë në Seattle të premten, vetëm tre muaj pasi themeluesi i Amazon dhe bashkëshortja e tij MacKenzie nisën procedurat e ndarjes.

Reklamë

Marrëveshja i siguron autores MacKenzie 4% të gjigantit të blerjeve online me vlerë më shumë se 38 miliardë dollarë, duke u bërë gruaja e tretë më e pasur.

MacKenzie në një postim në Twitter në prill tha se shefi i Amazon do mbante 75% të aksioneve.