Këngëtari i njohur dhe i preferuar anë e mbanë botës ndër vite ka bërë të lumtur të gjithë fansat e tij me një sërë këngësh të cilaj janë kthyer në super hite, duke u dëgjuar në çdo vend të botës dhe e kemi fjalën për Daddy Yanke.
Pas disa muajsh publikimi të këngës së tij “Con Calma” I cili është konsideruar edhe si hiti I kësaj vere, ku deri më tani ka thyer një record shikueshmërie prej 1 miliard e 156 klikime në YouTube.
Së fundmi, një djalë shqiptar I talentuar I cili quhet Jurgen Pecnikaj, e ka risjellë këtë këngë me një version ndryshe me anë të çiftelisë ku ka tërhequr vëmendjen e të gjithë rrjetit dhe video e tij është shpërndarë gjithandej duke u ndjerë dhe krenarë për të.
Aq bujë të madhe bëri kjo video saqë shkoi deri tek vetë këngëtari Daddy Yanke, I cili e ka pëlqyer këtë video dhe si rrallë ndonjëherë ka vendosur ta shpërndaj në Instastoryn e tij, duke bërë që versioni i Jurgenit të dëgjohet tashmë në të gjithë botën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.