Khloe Kardashian surprizoi vajzën e saj me një makinë lodër, por kjo gj nuk i pëlqeu ndjekësve.
Njëri prej tyre u zemërua aq shumë nga veprimi i nënës sa i tregoi se shpenzon para për gjëra të pavlera.
“Bukur shumë, një tjetër Kardashian mbi një Bentley. Ju s’e kuptoni sesi i ngjajnë pjesës tjetër të botës shpenzimet tuaja të tepruara. E kam adhuruar historinë e familjes suaj por tani s’e duroj dot të shikoj si i prishni paratë për materializëm të pavlerë. Është e trishtë”, shkruajti ai.
Nuk vonoi përgjigja e Khloe, e cila i bëri të qartë se bëhet fjalë vetëm për një lodër, jo makinë të vërtetë.
“Hmmm… Ti e di që ky nuk është një Bentley i vërtetë, apo jo? Është një lodër; s’ka arsye të mërzitesh për një bebe mbi një makinë lodër. Gjithsesi më vjen keq që po ndihesh kështu dhe të uroj një fundjavë fantastike! Fokusohu tek gjërat që të bëjnë të lumtur! Qesh!”, shkruajti Khloe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.