×
  • Show Time
  • Show Time

    Me kë u martua Osmani i ”Stupcave”?

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 9:10

    Osman Azemi konsiderohet si një ndër aktorët më të dashur për publikun kosovar. Karakteret që i përfaqëson nëpërmjet roleve janë mirëpritur çdo herë nga fansat e tij.


    Roli më i dashur për publikun mbetet ai i “Tetës Gjyli”, me të cilin shkakton mjaft të qeshura. Jo vetëm karriera e tij, por ajo që ngjall interes është edhe jeta private e Osmanit, për të cilën thuajse nuk dihet asgjë.

    E ajo për të cilën është i interesuar publiku të dijë më shumë është jeta e tij bashkëshortore. Edhe pse i martuar madje edhe prind, Osmani ka qenë çdo herë i rezervuar në këtë aspekt, madje nuk ka zbuluar as emrin e bashkëshortes së tij.

    Në rrjetet e tij sociale nuk mund të gjesh të paktën një foto me bashkëshorten e tij apo një foto familjare. Me kë është i martuar ai? A thua aktori mban larg mediave jetën e tij martesore për shkak se këtë ia ka kërkuar gruaja apo është vetë dëshirë e tij?

     

    View this post on Instagram

     

    Qetash n’ ora 20:00 me Tre Pleqtë jemi drejtperdrejt ne @gjirafavideo ka edhe kuize me shperblime… Mos thuni vallain se kem dit ?

    A post shared by Osman Azemi (@osmanazemiofficial) on

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!