Bokseri amerikan, Deontay Wilder ka folur sërish për mundësinë e një përballje me boksierin britanik, Anthony Joshuan në të ardhmen, gjatë konfirmimit të duelit të tij me Breazeale.
“Të gjithë duan ta shohin duelin e madh. Nuk ka nevojë të them se çfarë është ajo përballje, por të gjithë e dinë se çfarë është. Por, fillimisht, janë disa gjëra që duhet t’i bëjmë”, ka deklaruar Wilder.
Kampioni i WBC-së që do ta mbrojë titullin e tij më 18 maj në Barclays Center të New Yorkut kundër Dominic Breazeale, i cili ka vetëm një humbje (nga Anthony Joshua), ka thënë se Breazeale është sfidues i detyrueshëm dhe nuk mund ta anashkaloj.
“Duhet t’i marrim duelet një nga një, prandaj shijojeni këtë”, ka thënë Wilder. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.