Një vajzë braziliane ka shpenzuar më shumë se gjysmë milion euro në operacione plastike për t’u dukur si Kim Kardashian. Por, duket se është penduar dhe tani do të shpenzojë edhe 100 mijë euro të tjera për t’u kthyer siç ishte.
29-vjeçarja Jennifer Pamplona, e cila jeton në Dubai, i ka kaluar 7 vitet e fundit duke kryer ndërhyrje të ndryshme në trupin e saj, që tani do të donte shumë të mos i kishte bërë kurrë.
Jennifer shpjegon: “Doja t’i ngjaja Kardashianit, por tani dua të kthehem vetvetja. U mërzita me njerëzit që më thonin Kim Kardashian. Nuk dua më të jem hija e dikujt tjetër. Fitova famë dhe para me pamjen time të re, por tani dua të dukem si më parë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.