×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasi Loredana e ‘pushoi’ nga puna, Tomë Gashi ‘shfryen’ mllefin ndaj reperes

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 11:46

    Saktësisht dy muaj më parë, Loredana Zefi zbarkoi në Kosovë për të bërë filma. Çuditërisht, pjesë e këtyre filmave u bë edhe avokati i njohur kosovar, Tomë Gashi.


    Në një shfaqje aspak serioze dhe goxha tallëse, Loredana bashkë me dy avokatët e saj, Tomë Gashin e Artan Sadikun, si dhe të dashurin në krah, reperin Mozik, tentuan të sqarojnë akuzat që kanë në Zvicër për përfitimin e gati 1 milion eurove.

    Por, dy muaj më pas, Loredana Zefi ka vendosur që të largojë dy avokatët e saj kosovarë.

    Tash e tutje avokati i Loredanës do të jetë Thomas Fingerhuth. Këtë e ka zgjedhur vetë ajo për shkak se siç ka thënë, dëshironte një avokat që nuk ka shumë afërsi me prokurorin.

    Indeksonline e ka pyetur Tomë Gashin se si e vlerëson vendimin e Loredanës për largimin e tij nga cilësia e avokatit.

    Vetë Gashi nuk e ka mohuar, as nuk e ka pohuar largimin, por ka tentuar të minimizojë rastin.

    “Kemi shumë raste më të rëndësishme të tjera, se sa me u marr me rastin e Loredanës” ka qenë përgjigjë e Tomë Gashit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!