22 lokale të masazhit janë mbyllur nga Policia e Kosovës, në operacionin e organizuar në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Administratës Tatimore të Kosovës.
Ky aksion ka rezultuar me inspektimin e 48 lokale të cilat veprimtarinë e tyre e kanë masazhin, ku vetëm gjatë këtij vitit, janë arrestuar 18 persona.
Policia ka bërë të ditur se janë hasur edhe dy punëtore të mitura.
“Të inspektuara 48, 22 të mbyllura kundër parregullsive, 212 punëtorë, 20 shtetas të huaj, 11 të Shqipërisë, 6 Tajlandës. Janë hasur edhe 5 punëtore nën moshën 18 vjecare. Kemi pasur dy raste në dy lokacione ku janë arrestuar 9 persona. Në total në vitin 2019, raste në sallone masazhi janë 18 persona. Në 2018 kemi pasur 18 raste me gjithsej 44 persona të arrestuar”, u tha në një konferencë për media.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.