Aktori britanik, Jason Statham është një nga yjet më të kërkuar të Hollivudit për dekada të tëra.
Megjithëse në dekadën e gjashtë të jetës, shumë gra ende lënë kokën pas tij. Siç dihet, Jason filloi karrierën e tij të aktrimit në vitin 1993, mirëpo para kësaj kohe ai merrej me krejt diçka tjetër, transmeton Reporteri.net.
Ai ishte atlet profesionist, pikërisht për kërcimin në ujë. Për 12 vjet ai ishte anëtar i ekipit kombëtar britanik, kështu në Kampionatin Botëror të vitit 1992, fitoi vendin e 12-të.
Gjithashtu,në rininë e tij ai kishte luajtur edhe futboll dhe kishte shitur gjësende në rrugë. Për ditët e tij të rinisë, Statham kishte folur në një intervistë për “Daily Star”, ku kishte thënë:”Në fakt, unë nuk jam një aktor i vërtetë, dikur kam shitur bizhuteri në rrugë. Unë kam qenë atlet për vite dhe nuk jam një yll i filmit që mund të transformohet në role të ndryshme. Unë thjesht hyra në këtë profesion sepse isha në vendin e duhur në kohën e duhur”, tha Statham, duke shtuar se është i habitur me faktin se jetëgjatësia e tij në Hollywood ka qenë kaq e madhe.
Statham është i martuar me modelen Rosie Huntington-Whiteley, me të cilët ka një djalë dyvjeçar, me emrin Jack. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.