Deputeti i vetëm serb që nuk i takon Listës Serbe, Slobodan Petroviq, është sulmuar në një restorant në qendër të Prishtinës.
Reporteri.net ka mësuar se ai ishte duke pirë kafe në afërsi të Kuvendit kur u sulmua.
Për rastin është kontaktuar edhe Policia e Kosovës, të cilët nuk kanë dhënë detaje për rastin.
Ndërkohë, vetë Petroviq ka paralajmëruar një konferencë ku do të flas rreth këtij sulmi të cilit, deri tani, nuk i dihen motivet.
Ndryshe, Petroviq kohë më parë ishte përballur me ndalje në kufirin me Serbinë, duke shënuar rastin e parë që Serbia ndal një deputet serb të Kosovës./Reporteri.net