×
Art/Kulturë

15 vjet nga vdekja e Faruk Begollit

Reporteri
23 Gusht 2022 | 8:28

Sot bëhen 15 vjet që nga vdekja e një ndër figurave më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli.

Begolli u lind në Pejë më 14 shkurt të vitit 1944 dhe studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966.

Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë, ku ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale.

Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, ai kishte bashkëpunuar me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij “Mesdita”, “Mëngjesi” dhe “Ëndrra”.

“Dervishi dhe Vdekja” është një ndër filmat ku ai mori pjesw, si dhe rolet në filmat e njohur kosovar të viteve të 70-ta dhe 80-ta si “Kur pranvera vonohet” (1980), “Era dhe Lisi” (1979), “Të Ngujuarit”, etj.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!