×
Art/Kulturë

Afrohen ditët e Hardh Fest, pjesë e festivalit edhe grupet Minatori dhe TNT

Reporteri
31 Gusht 2022 | 9:27

Janë afruar ditët e një prej festivaleve më të mëdha në Kosovë, Hardh Fest.

Shumë emra artistësh janë zbuluar deri tani, të cilët do të argëtojnë qytetarët nga Kosova dhe jashtë saj gjatë tre ditëve të festivalit, më 2, 3 dhe 4 shtator.

Së fundmi, organizatorët kanë bërë të ditur se pjesë e festivalit, do të jenë edhe Grupi Minatori dhe Grupi TNT.

Minatori do të jetë për herë të parë pjesë e Hardh Fest dhe skenës i kthehet pas një kohe të gjatë.

Hardh Fest 2022 përkrahet nga Komuna e Rahovecit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Partneri Festivalit Stone Castle vineyards and winery dhe Sponsor Gjeneral BPB.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!