×
  • Show Time
  • Show Time

    Melinda reagon për rastin e 11 vjeçares: Jam totalisht e shokume, nuk po muj me marrë veten

    Reporteri
    31 Gusht 2022 | 19:10

    Edhe rep-atistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi ka reaguar për rastin e 11-vjeçares.

    Përmes një postimi në Instagram, Melinda u shpreh e shokuar për tërë ngjarjen.

    “Jom totalisht e shokume nga rasti qe ka ndodh ne Prishtinë, jam ne xhirime tash e 3 ditë në Shqipëri dhe nuk po mundem me e marr vetën aspak. Zemra po më dhemb për at 11 vjeçare dhe për çdo femër që e ka përjetuar të njëjtin rast, nuk po mundem me hek nga mendja at vajzë të vogël”, shkroi ajo.

    Rikujtojmë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ndërsa ditën e sotme është organizuar protesta kundër dhunës seksuale në të cilën morën pjesë mijëra qytetarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!