Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Sllobodan Petroviq para pak minutash deklaroi se është sulmuar fizikisht nga pjesëtarë të Listës Serbe.
Ai madje tha se është i frikësuar se mund ta vrasin, njësoj si Oliver Ivanoviqin pasi që, siç deklaroi ai, tash e një kohë të gjatë është duke marrë kërcënime nga Milan Kostiq, anëtar i Listës Serbe.
Mirëpo, në Beograd, mediat pro Vuçiqit po i japin kahje tjetër kësaj ngjarje duke shkruar se në fakt ishte Petroviq ai që sulmoi anëtarët e Listës Serbe, transmeton Reporteri.net.
Tanjugu serb shkruan se Petroviq, sot rreth orës 10:00 të mëngjesit ishte ai që sulmoi Kostiqin.
Kostiq në deklaratën e tij për Tanjugun ka thënë se ai është sulmuar nga Petroviq, i cili sipas tij e ka goditur në kokë me telefon. /Reporteri.net/.