Stadiumi olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë së shpejti pritet të hyjë në fazën e renovimit të tërësishëm.
Aty, siç ka paralajmëruar Ministri i Sportit, Kujtim Gashi do të investohen rreth 10 milionë euro.
Reporteri.net ka siguruar fotografi se si pritet të duket ky stadium pas renovimit. Ai do të ketë rreth 18 mijë ulëse.
Nga ana tjetër, ditë më parë, ministri Gashi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli njoftuan se edhe Stadiumi Kombëtar do të nisë së ndërtuari në verë. Lokacioni i tij është në Komoran. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.