Partnerja bukuroshe e Ledri Vulës, Sara Hoxha do të jetë një ndër konkurrentet e “Dancing With the Stars”. Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e spektaklit në Instagram.
“Gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj, Sara Hoxha, influencer, nis rrugëtimin në #DWTS”, shkruhet në postim.
Kjo do të jetë hera e parë që do ta shohim Sarën kaq shumë të përfshirë në ekran, pasi bukuroshja ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar dhe në intervista.
‘Dancing with the stars’ do të fillojë në Tetor me moderatore Bora Zemanin. Në rrjet është përfolur se ajo do të ketë si bashkëprezantues partnerin e saj, Donald Veshajn, por lajmi nuk është konfirmuar ende.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.