×
  • Show Time
  • Show Time

    A është e vështirë ta kesh burrin e famshëm? Flet bashkëshortja e Shpat Kasapit

    Reporteri
    05 Shtator 2022 | 8:27

    Bashkëshortja e këngëtarit, Shpat Kasapit, Selvije Jao i ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

    Ajo ka bërë një bisedë virtuale me ta në Instagram, ku ndër të tjera është pyetur: “A është e vështirë ta kesh burrin e famshëm?”

    Selvija ka treguar se për të nuk ka fare rëndësi fama, por mjafton që partneri të jetë njeri i mirë, i thjeshtë dhe i respektueshëm.

    “Jo, përkundrazi mendimi im është se s’ka lidhje fama. Me rëndësi është që të jetë njeri i mirë, i thjeshtë e të të respektojë. Sepse nëse nuk i ka këto veti edhe nëse nuk është i famshëm nuk bën për burrë”, ka shkruar ajo.

    Kujtojmë që Selvija dhe Shpati janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Roel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!