Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka krijuar një atmosferë elektrizuese në sheshin “Skënderbej”, ku ka performuar disa këngë shumë të njohura nga repertori i saj. Në një moment, Rita kërceu dhe vallen e Tropojës.
Pasi kërceu nën ritmet e valles popullore në sfond, këngëtarja këndoi më pas këngën hit “Black Widow”.
Ajo kishte veshur një body të zi, ku ishte ndërthurur detaji i shqiponjës dy krenare.
Trupa e baletit, që ishin veshur me të kuqe, kompletuan pamjen kuq e zi, dy ngjyrat e flamurit kombëtar.
🇦🇱🇦🇱🇦🇱 pic.twitter.com/No8ZMLnNea
— Erion Veliaj #MedCapitalCulture2025 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) September 6, 2022
Tirana ❤️ @Rita pic.twitter.com/m5Lm36JDJh
— Erion Veliaj #MedCapitalCulture2025 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) September 6, 2022
