×
  • Show Time
  • Show Time

    Do të jetë krah Arjan Konomit, njihuni me opinionisten e re të “Për’puthen”

    Reporteri
    07 Shtator 2022 | 12:00

    Të hënën e ardhshme do të rikthehet në ekran emisioni “Për’puthen”, që si shumë projekte të tjera këtë vit do të vijë me ndryshime.

    Moderatorja Bora Zemani s’do të jetë më pjesë e këtij emisioni, siç pat lajmëruar edhe më herët. Ajo do të prezantojë “Dancing With the Stars” (flitet se në moderim do të jetë edhe Donaldi).“Për’puthen” i është besuar Ori Nebiajt.

    Opinionisti Arjan Konomi do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij formati ndërsa krah tij do të vijë një tjetër personazh jo pak i njohur, për të dhënë opinionet e komentet e saj.Kryefjala.com bën me dije se në rolin e opinionistes këtë vit do të jetë ish-banorja e “Big Brother Albania”, Neda Balluku.

    Neda është larguar prej kohësh nga ekrani dhe i është përkushtuar familjes së saj, së bashku me partnerin, Ogrenin të cilin e njohu po në reality-show.Neda dhe Ogreni janë prindër të dy djemve, Serzh dhe Zai.

    Ish-banorja është diplomuar për Filozofi dhe ka publikuar librin e saj të parë “Archea”. Tashmë përveç pasioneve, Neda Balluku do t’i përkushtohet edhe emisionit “Për’puthen”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!