Mes të qeshurash, Vera Ora tregoi për marrëdhënien me të bijën.
Në momentin që hyn në shtëpi nuk është më ylli ndërkombëtar Rita Ora, por nëse ka radhën do lajë enët, do pastrojë tualetin dhe do bëjë gjithçka që i kërkohet.
“Bëj shaka, mirëpo Rita është shumë e kuptueshme dhe më duket se ajo e gëzon atë thjeshtësinë që i sjell familja sepse i duket më normale ajo sesa atë që e ka punë,” – u shpreh Vera Ora, në Euronews Albania
E çfarë i thotë e ëma Ritës? Ajo rrëfeu se vazhdimisht i kujton se të gjithë janë të mirë në punën që bëjnë, thjesht ajo këndon dhe e ka më interaktive marrëdhënien e punës me publikun.
E si përgjigjet ylli ndërkombëtar?
“Po mami e di,” – rrëfeu Vera Ora.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.