×
  • Lajme
  • Lajme

    Time Kadrijaj-Abdixhikut: U pasurove me tendera në KEK nga baba i nuses

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 13:26

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj i ka reaguar deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili mbrëmë foli për zhvillimet e fundit në vend dhe për borxhet e Qeverisë aktuale.


    Kadrijaj në një postim në Facebook, ka akuzuar Abdixhikun se po i fyen dhe po bën denigrime ndaj deputetëve kolegë që nuk mendojnë si ai.

    Më poshtë postimi i Kadrijajt, pa ndërhyrje:

    Duke tentuar të krijoj hapsirë mbrenda LDK-së, zoti Abdixhiku ka filluar me fyrje e me denigrime kundër deputetëve dhe në përgjithsi kundër të gjithë atyre që nuk mendojnë si ai. Gjithmonë jam mundu të jem korrekt me kolegë deputet, por z. Abdigjiku duke i fyer koleget e tij me detyroi të ia përkujtoj shkurt dy gjëra:

    E para, si arrite të krijosh gjithë këtë pasuri me një pagë të Riinvestit?

    E dyta: atë ndihmoj baba i nusës me tendera ne KEK, apo ti i ndihmove atij të punësohet aty? Besoj që këto pergjigje gazetarët munden t’i verifikojnë shumë lehtë! Pa dashur me e ofendu askënd por duke besu në vlerat e Parlamentit u detyrova të i reagoj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!