Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq, ka reaguar edhe Lista Serbe.
Lista Serbe e ka quajtur veprim të turpshëm sulmin që Millan Kostiq i bëri deputetit të Kuvendit të Kosovës, këtë e kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media.
“Sulmi i Millan Kostiq është i turpshëm, pasi atë njerëzit në Kosovë e njohin si njeri familjar, që u fut në politikë me kërkesën e bashkatdhetarëve të tij, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbijetesën e popullit serb. Ai tregoi arrogancë me shokët e tij. Kjo është hera e parë që në Prishtinë, një serb është viktimë e sulmit nga një serb tjetër”, thuhet në reagim.
Lista Serbe ka kërkuar nga policia dhe prokuroria që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të ndjekur penalisht dhe për të dënuar të dyshuarit, duke e quajtur këtë sjellje të papranueshme.