×
  • Show Time
  • Show Time

    S’vonon pas paralajmërimit, Faton Shoshi edhe zyrtarisht rikthehet në lojë

    Reporteri
    09 Shtator 2022 | 0:59

    Pak ditë më parë,  u raportua mbi rikthimin në ‘lojë’ të menaxherit të suksesshëm Faton Shoshi. Indikacionet u dhanë përmes rrjeteve sociale.

    E duket se Shoshi nuk do vonojë që të trazojë ujërat në estradën shqiptare.

    Menaxheri i njohur që ka qenë përkrah periudhave më të suksesshme të karrierës së disa prej artistëve më të njohur shqiptar, do jetë pjesë e SBS Entertainment.

    “Mirë se vjen në shtëpinë SBS. Partneri im i ri” – është shprehur Jetmir Agaj.

    SBS njihet si shtëpia e hiteve më të mëdha muzikore dhe artistëve me ngjitjen më të shpejtë të viteve të fundit.

    Me bashkimin e forcave me menaxherin Faton Shoshi, tandemi pritet ta shpije këtë kompani në nivele edhe më të larta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!