Së fundmi është zbuluar emri i konkurrentit tjetër që do marrë pjesë në Dancing With the Stars”.
Përmes faqes zyrtare të emisionit, është bërë e ditur se ish banori i BBV, Ardit Cuni do i bashkohet konkurrentëve që do të garojnë së bashku.
“Nuk e fitoi dot BBV, por këngëtari Ardit Çuni, ka një as nën mëngë; kërcimin. A do t’ia dalë këtë herë, në #DWTS?”- shkruhet në postim.
Deri tani, personazhet që do të marrin pjesë janë: Alban Nimani, Sara Hoxha, Isli Islami dhe Megi Pojani.
Bora Zemani do të jetë prezantuese e “Dancing With The Stars” dhe balerini i njohur, Kledi Kadiu do të jetë kryetar jurie.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.