Policia e Kosovës ka shkuar në selinë e televizionit “First Channel” pas dhunës së shfaqur në reality show “It’s my home”.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e kanë konfirmuar edhe nga Policia.

“Jemi në koordinim me prokurorinë duke marrë veprimet e nevojshme policore, për detaje do tju njoftojmë me kohë”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Gashi.

Reklamë

Drejtori i këtij televizioni, Valon Maloku, ka hezituar të flasë, por tha se detajet do t’i tregojë Policia e Kosovës.

“Ne nuk japim përgjigje. Të vërtetën dhe detajet i tregon policia”, u shpreh ai për Indeksonline.

Në këtë reality show, që është prodhim i televizionit “First Channel”, ka pasë skena të dhunës fizike ku një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor pas një debati të ashpër.