Tashmë është konfirmuar se Jonida Vokshi do të jetë prezantuese e “Big Brother VIP Kosova”, bashkë me Alaudin Hamitin.
Për formatin që do të nis në tetor, ajo ka zbuluar një detaj të rëndësishëm pas pyetjeve të ndjekësve.
Ajo është pyetur në Instagram se sa banorë do t’i ketë “Big Brother VIP Kosova”.
“14 si fillim”, ka qenë përgjigja e Jonidës, shkruan Reporteri.net.
Përveç moderatorëve është bërë e ditur edhe kush do të jetë në ulësen e opinionistit.
Ai që do t’i komentojë zhvillimet brenda shtëpisë do të jetë tekstshkruesi e blogeri i famshëm nga Shqipëria, Olti Curri.
Ndryshe, rrugëtimi i formatit të shumëpritur nisë në muajin tetor dhe në ekranet tuaja do të transmetohet përmes ArtMotion dhe Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.