×
  • Show Time
  • Show Time

    Beteja ligjore mes Amber Heard dhe Johnny Depp do të bëhet film, zbulohen detajet e para

    Reporteri
    20 Shtator 2022 | 12:52

    Gjyqi disa javor mes ish çiftit të famshëm, Johnny Depp dhe Amber Heard po kthehet në film.

    Në fillim të qershorit, gjykata në Virxhinia i dha të drejtë aktorit hollivudian pasi ky i fundit paditi ish gruan e tij, Amber Heard për shpifje. Ai mori më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim.

    Ky rezultat gjyqi erdhi një vit e gjysmë pasi Depp humbi një çështje shpifjeje në Mbretërinë e Bashkuar për një gazetë që i referohej atij si “dhunues i gruas”.

    Gjykata londineze mbështeti pretendimet e gazetës si “thelbësisht të vërteta” dhe në mars 2021, përpjekja e Depp për ta rrëzuar atë vendim u anulua.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!