Sali Berisha marton këtë mbrëmje djalin e tij, Shkëlzen Berishën.
Në hyrje të dasmës pas kërcimit të çiftit, shkruan dritare.net ishte Berisha ai që mbajti fjalën e tij shkurt!
Duke iu drejtuar çifti, prindërve të nuses dhe të ftuarve Berisha tha:
“Dasmat fjalime nuk duan, kështu që do të them vetëm dy fjalë. Dua të uroj Arminën dhe Shkëlzenin që kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre disa vjeçare në këtë ceremoni me miq e të afër të tyre”, u shpreh Berisha në fjalën e tij në hyrje të dasmës.