Drejtuesi i First Chanel, Valon Maloku, ka treguar se si i ka kontrolluar te mjekët banorët e “It’s my home”.

Maloku tha se në momentin që bëhet përzgjedhja e ngushtë e aplikantëve, ai ka kontraktuar një psikologe dhe një psikoterapeute.

“Në momentin që bëhet përzgjedhja e ngushtë, kemi kontraktuar një psikologe dhe një psikoterapeute, sepse kemi menduar se duhet ta dijmë se çka po shtijmë brenda. Ua kanë bo disa teste të caktuar dhe ua bëjnë. I kanë bo testet përpara”.

Reklamë

Ai tha se ka marrë raport për secilin banor, derisa shtoi se gjëja që i ka interesuar më së shumti është agresiviteti.

Maloku tha se banorëve u janë bërë edhe testet mjekësore.

“Njëri prej neneve thotë çfarëdo që ndodh ndaj personave të tretë e marrin përgjegjësinë ata, na nuk kemi përgjegjësi.”, tha ai në Pressing të T7.