Ata janë padyshim çifti më i famshëm dhe më jetëgjatë në botën e showbiz-it.
Victoria dhe David Beckham janë bashkë që nga viti 1999. Ndërkaq, së fundmi fansat e çiftit janë të shqetësuar dhe shkak për këtë është bërë një tatuazh.
Victoria ka postuar në Instagram një video duke u grimuar, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është se ajo ka fshirë tatuazhin me inicialet e bashkëshortit.
Tatuazhi është bërë për dhjetëvjetorin e lidhjes së tyre, ku përveç inicialeve kishte edhe frazën: Së bashku përgjithmonë, përjetësisht.
Çifti u takua për herë të parë në 1997 dhe u martuan në 1999.
Ata janë bekuar me katër fëmijë, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. Rikujtojmë, se Victoria Beckham mungoi në funeralin e mbretëreshës Elizabeth teksa burri i saj David kaloi orë të tëra në radhë për t’i bërë nderimet e tij monarkes së ndjerë. Ish-kapiteni i Anglisë iu bashkua mijërave që prisnin të shihnin monarken e ndjerë në Westminster Hall në Londër.
Ndërkaq, së fundmi David Beckham foli për zakonet e bezdisshme që ai dhe Victoria nuk i pëlqejnë njëri-tjetrit.
Ish-futbollisti u bashkua me shokun e vjetër dhe shokun e skuadrës Gary Neville për një bisedë. Gjatë një pyetje të fansave në The Overlap, ylli i futbollit u pyet për zakonet e bezdisshme që ai ka që Victoria nuk mund t’i durojë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.