Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Bora Zemani publikoi një foto me Donald Veshajn, ku konfirmoi për herë të parë ribashkimin e tyre. Fotoja mori shumë komente dhe gjithë rrjeti po flet për çiftin shumë të dashur nga publiku.
Edhe mikesha e ngushtë e Borës, Semi, nuk kishte se si t’i shpëtonte këtij momenti. Ajo ka realizuar një bisedë me ndjekësit në Instagram dhe ndër të tjera është pyetur se si janë Donaldi me Borën.
“Nga fotoja dukeshin shumë mirë. Si u duken juve?”, është përgjigjur këngëtarja.
Kujtojmë që dyshja kanë ndarë shumë detaje nga lidhja e tyre, se si u ribashkuan dhe deri te zënka në një lidhje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.