×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohet traileri i filmit për gjyqin e famshëm të aktorëve Johnny Depp-Amber Heard

    Reporteri
    29 Shtator 2022 | 16:06

    Gjyqi i famshëm i aktorëve Johnny Depp dhe Amber Heard, i cili përfshinte dëshmi të bujshme, duke përfshirë akuzat për xhelozi ndaj aktorit James Franco, është kthyer në një film vetëm katër muaj pas vendimit final.

    Një ‘trailer’ për “Hot Take: The Depp/Heard Trial” u publikua së fundmi me Mark Hapka dhe Megan Davis në rolet kryesore. Në pamjet e para u shfaqën Davis si Heard dhe Hapka në portretizimin e Depp ulur në sallën e gjyqit.

    Hapka ishte në dukej i ngjashëm me Depp me stilin e tij të njohur të flokëve dhe syzet e diellit, ndërsa Davis ishte dukshëm si Heard, veçanërisht në veshjet e saj në sallën e gjyqit. Filmi i regjisores Sara Lohman paraqet gjithashtu Mary Carrig si avokaten e Heard, Elaine Bredehoft. Filmi është planifikuar të dalë ditën e nesërme falas në platformën Tubi.

    Ndërkaq, gjyqi i Depp kundër Heard u mbajt në Fairfax County të Virxhinias nga prilli 2022 deri në qershor 2022 dhe transmetimi i tij i drejtpërdrejtë u shikua gjerësisht dhe krijoi reagime të shumta në mediat sociale. Gjyqi i famshëm përfshinte dëshmi tronditëse nga aktorët. Top Albania Radio shkruan se juria dha vendimin në favor të Depp, të cilit iu dha 8 milionë dollarë nga 50 milionë dollarët që kërkoi si dëmshpërblim.

    Rikujtojmë, se Depp është në një lidhje me avokaten e tij e cila quhet Joelle Rich. ‘TMZ’ ka konfirmuar se ata janë vërtet bashkë. Rich është aktualisht në proces divorci dhe ka dy fëmijë. Ajo ishte saktësisht pjesë e ekipit të juristëve që mposhtën Heard, por ishte e pranishme në sallën e gjyqit për mbështetje. Një burim pranë tyre tha se ata takoheshin në hotele gjatë fillimeve të romancës. Pas lajmit të romancës së re të aktorit thuhet se Amber Heard, nuk i intereson.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!