×
  • Show Time
  • Show Time

    Bora Zemani rrëfen përjetimet e saj nga takimi me Donaldin në BBVIP

    Reporteri
    01 Tetor 2022 | 23:51

    Të gjithë mbajmë mend një ndër momentet më interesante të “Big Brother Vip”, ku Bora hyri për të takuar shoqen e saj Semin, por nuk u largua pa takuar Donaldin.

    Ky i fundit i rrëmbeu një puthje Borës, moment i cili u bë shumë viral, por si e ka përjetuar Bora këtë situatë?

    Sonte moderatorja tregoi se pas gjithë asaj, njerëzit u afeksionuan shumë dhe gjithçka bënte ‘bujë’, gjë e cila sipas saj u ekzagjerua shumë.

    Ajo tha se ai moment u pasua me periudha të bukura por edhe të vështira, por që me ndihmën të afërmve të saj e kaloi.

    “S’di ça të thuash për situatën se ka një vit që shoqërohet me lajme. Njerëzit u afeksionuan shumë, unë nuk i dua shumë publike por ndodhi ajo situata dhe u ekzagjerua më tepër nga media dhe nga njerëzit. Unë në këtë situatë isha vetëm 13 minuta e përfshirë, por ishte e ekzagjeruara. Pastaj ka pasur periudha të bukura edhe të vështira. Kam pasur afër njerëz që janë kujdesur shumë për mua, E rëndësishme është të kesh gjëra të bukura për tu marrë dhe t’i largohesh disa gjërave”, tregoi Bora në “Më lër të flas”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!