Pavarësisht spekulimeve të fundit se këngëtarja me famë botërore e rrënjë nga Kosova, Dua Lipa, është në lidhje me yllin televiziv amerikan, Trevor Noah, mediumi “People” ka raportuar se “ata janë vetëm miq”.

Të enjten shpërtheu rrjeti pasi dyshja u pa duke darkuar në New York. “Daily Mail” publikoi fotografi teksa Noah po e puthte Lipën në faqe.

Megjithatë, 38-vjeçari vazhdon të jetë beqar dhe, sipas burimeve të “People”, nuk është në lidhje me 27-vjeçaren.

Reklamë

Dua së fundmi ishte në lidhje me vëllain e supermodeleve, Gigi e Bella Hadid, Anwar Hadid.

Dua Lipa gjen të dashur të ri, është gazetar dhe humorist