Mbrëmjen e kaluar në “Më lër të flas”, e ftuar ishte Bora Zemani.
Ajo ka zbuluar shumë nga jeta e saj private dhe ajo profesionale.
Moderatorja tregoi se në fillimet e saj në “Fiks Fare”, merrte një pagë të mirë teksa tregoi edhe shifrën prej 700 mijë lekësh të vjetra.
Bora tha se televizionin e ka dashur që në fillimet e saj dhe shpreson se kjo periudhë e artë për të të mos jetë kulmi.
“Rrugëtimi në televizion ka nisur si velinë në Fiks Fare. Ka qenë puna e parë, këtu kam marrë rrogën time të parë, ku fillova të isha e pavarur. Rroga ishte e mirë, 700 mijë lekë të vjetra për atë periudhë ishte një shifër goxha e mirë. Pas përfundimit të sezonit si velinë në Fiks Fare, mu ofrua të prezantoja motin. Me emision për fëmijë e kam nisur tamam tamam, e duke vijuar me emisione të tjera.”, tha Zemani.
Ajo tha se televizionin e ka dashur shumë që në fillimet e mia.
“Nuk e kam parë ku do arrij, por kam shijuar momentin. Gjërat kanë ardhur hap pas hapi, gjithmonë një shkallë më shumë. Shpresoj që ky mos të jetë kulmi im, nuk i dihet se çfarë ka.”, u shpreh ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.