×
  • Show Time
  • Show Time

    Habit gazetarja: U martova javën e kaluar, nuk e kanë ditur as prindërit e mi

    Reporteri
    03 Tetor 2022 | 8:55

    Gazetarja Genta Hodo ka surprizuar në emisionin “Aldo Morning Show” kur zbuloi surprizën publikisht duke thënë se është martuar së fundmi pa e ditur kush dhe pa bërë asnjë lloj ceremonie.

    Madje gazetarja shprehet se lajmin për celebrimin nuk e kanë ditur as prindërit e tyre, e morën vesh së fundmi, ku kanë mbetur të habitur.

    Genta Hodo: Kisha 2 vite që bashkëjetoja. Çdo gjë ishe bërë familjare.

    Aldo: Kam në pyetje, ata të shtëpisë dinë gjë?

    Genta Hodo: Nuk e dinin në fakt, donim të evitonim këto fishekzjarrët, ia thamë dje ose pardje. Jam martuar të martën që kaloi.

    Aldo: Domethënë nesër bëhen të shtatat?

    Genta Hodo: (Qesh) Po, po të shtatat.

    Aldo: U martuat në gjendje civile tek lagjia.

    Genta Hodo: Po po tek lagjia.

    Aldo: Morët dëshmitarë?

    Genta Hodo: Po morëm dy miqtë tanë.

    Genta tregon se atë ditë kishte shumë radhë një nga dëshmitarët u vonua. Gjithashtu ajo tregon se ka mbajtur mbiemrin e saj.

    /tvklan.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!