Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviç, ka shkarkuar nga posti i Koordinatorit të Shërbimit të Sigurisë zv/kryeministrin e parë dhe ministrin malazez të mbrojtjes, Rashko Konjeviç, raportuan mediat malazeze.
Abazoviç tha se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare kanë diskutuar tri tema.
“Njëra në lidhje me sulmet kibernetike, e dyta kontrabanda, dhe e treta veprimet për të luftuar ndikimin malinj rus”, ka thënë kryeministri Abazoviç.
Marrëdhëniet mes Abazoviç dhe Konjeviç kanë pësuar rënie drastike që nga nënshkrimi i të ashtuquajturës “kontratë themeltare” mes shtetit dhe Kishës Ortodokse Serbe, që gjë që Konjeviç kishte qenë nga të parët për ta denoncuar si të dëmshme.
Si njeriu i dytë në qeverinë e pakicës, Konjeviç ishte distancuar nga marrëveshja dhe e kishte kundërshtuar në seancën qeveritare deri në momentin e fundit të kalimit të saj.
Abazoviç, në anën tjetër, deklaronte se kundërshtarët e kësaj marrëveshje e bëjnë për të etabluar divizionin përçarës mes blloqeve pro-serbe dhe pro-malazeze, dhe se nëse kjo marrëveshje nuk do të dalonte “do t’i mbeste sëmundje kancoregjene shoqërisë malazeze”.
Kalimi i asaj marrëveshje çoi në rrëzimin e qeverisë së Abazoviç, për rrëzimin e të cilit ka votuar edhe partia e Konjeviçit.
Mali i Zi politikisht gjendet në një limbo, ku as formimi i qeverisë së re nuk po mund të procesohet, dhe as shkurtimi i mandatit parlamentar, shkruan Reporteri.net.