Në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian të propozuar nga Franca i cili mbahet  në Pragë, Serbia pritet të deklarojë veten para liderëve të BE-së dhe vendeve tjera se pse, ndonëse ëhtë anëtare kandidate për anëtarësim në BE, nuk i ka vendosur ende sanksione Rusisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kështu i ka thënë gazetarëve të agjensisë së lajmeve “Beta” në Bruksel një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian. Ndonëse nuk do të jetë diskutim i veçantë, ky zyrtar tha se disa liderë evropianë e kanë vendosur këtë çështje si të rëndësisë së veçantë.

Por, shprehet ai, nuk është se Beogradi do të vendoset në piedestal në këtë takim.

Reklamë

Burimet në Bruksel ritheksojnë se Komuniteti Politik Evropian nuk mundet dhe nuk do të jetë zëvendësues i procesit të zgjerimit evropian.

Sipas shpjegimit të tij, praktikisht të gjitha vendet e BE-së kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, por ka vende që nuk e kanë bërë plotësisht këtë dhe ka një kërkesë të fortë nga shumica dërrmuese e anëtarëve të BE-së që të gjithë ta bëjnë këtë, përfshirë vendet që janë duke negociuar anëtarësimin në BE.

Qëllimi i fillimit të komunitetit politik evropian është, siç tha ai, mbledhja dhe bashkimi i vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe vendeve fqinje, nga Islanda në Turqi, rreth vlerave dhe masave dhe politikave të përbashkëta dhe priten marrëveshje për energjia, klima, kriza ekonomike në kontinentin e vjetër.

Kryeministrat e Holandës dhe Shqipërisë, Mark Rutte dhe Edi Rama, në një editorial të përbashkët në portalin e Brukselit Politico, me rastin e nisjes së Komunitetit Politik Evropian, nënvizuan se “kontinenti duhet të përcaktojë vetë të ardhmen e tij dhe mënyra e vetme është të veprojmë së bashku si anëtarë demokratë të familjes evropiane”.

Sipas Rutes dhe Ramës, çështjet me rëndësi për të gjithë, nga lufta në Ukrainë, varësia energjetike dhe siguria ushqimore, duhet të jenë në qendër të diskutimit.

Reklamë