×
  • Show Time
  • Show Time

    Nga thashethemi i lidhjes me sheikun te defekti më i madh si bashkëshorte, Floriana Garo na i tregoi të gjitha

    Reporteri
    08 Tetor 2022 | 14:41

    Kur Floriana Garo u kthye në Tiranë, gjëja e fundit që mund të na shkonte ndërmend është se ajo do i futej politikës.

    Ish-moderatorja e njohur jo vetëm që u pozicionua shumë shpejt në radhët e partisë opozitare më të madhe në vend, PD-së, por mbajti edhe pozicione të rëndësishme në radhët e saj.

    Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për “Glamour zone” ku ka zbuluar disa detaje nga martesa e saj me avokatin e njohur, Enis Daci.

    Teksa është pyetur se cili është defekti më i madh i saj si bashkëshorte, Floriana është përgjigjur se nuk di të gatuajë.

    Mes të tjerash Floriana tha se është xheloze dhe herë pas here e kontrollon telefonin e bashkëshortit, ndonjëherë në prezencën e tij dhe ndonjëherë fshehurazi.

    Pyetjes se për çfarë është bërë xheloze së fundmi, ajo u përgjigj: “Në raste të rralla ai del me kolegët dhe miqtë e tij. Mua më duket sikur burri kur martohet nuk duhet të dalë më. Së fundmi kishim një diskutim të tillë, ku i thashë: Pse del ti? Ç’është kjo? Je burrë i martuar tani, nuk dilet.”

    Gjatë intervistës ajo sqaroi se thashethemi më i pavërtetë që ka dëgjuar për veten ka qenë lidhja e saj me një sheik.

    “Që unë jam e lidhur me sheik nga Dubai. Që këta sheikët ma shtruan komplet rrugën për të vazhduar përpara. Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur me ndonjë sheik të Dubait, dhe nuk ka qenë as objektiv.”- tha Garo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!