×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohet momenti kur Shkurte Fejza pyet djalin e nusen se a duan të martohen, shpërthejnë të qeshurat

    Reporteri
    09 Tetor 2022 | 8:35

    Arbër Behluli, djali i këngëtares së njohur, Shkurte Fejza i ka dhënë fund beqarisë të shtunën. Vajza që ai ka zgjedhur ta kalojë jetën me të është Erza.

    Në rrjete sociale tashmë janë shpërndarë shumë momente nga ceremonia e çiftit.

    Në njërën nga to shihet diçka që nuk kemi parë më parë. Nëna, njëherit vjehrra, Shkurta në këtë rast ka vendosur ta kurorëzojë në një mënyrë simbolike martesën e djalit të saj me nusen.

    “A pranon me marrë Erzën për grua, me respektua çdo ditë të jetës me nderua, në të mirë dhe në të keq”, e ka pyetur ajo djalin e vet.

    “Po”, ishte përgjigjja e Arbërit teksa këngëtarja kërkoi duartrokitje nga të pranishmit për të vazhduar më pas me nusen.

    “Ti, Erza a pranon me marrë Arbrin për burrë, me nderu, me respektu, me e dashtë dhe me dëgju çdo ditë të jetës në të mirë dhe në të keq”, pyeti këngëtarja derisa të pranishmit shpërthyen në të qeshura sepse theksi i fjalimit ra te folja “me dëgju”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!