Xhensila Myrtezaj, e ftuar në “Më lër të flas”, tregoi më shumë për karrierën dhe familjen e saj. Teksa tregoi se ka qenë një verë e suksesshme me koncerte, këngëtarja thotë “shyqyr që mbaroi”, pasi është detyruar të qëndrojë për shumë kohë larg vajzës së saj, Ajkës.
Ajkën, me humor, Xhensila e cilëson bashkëpunimin më të mirë të saj dhe bashkëshortit, Bes Kallakut. Por, kujt i ngjan më shumë Ajka?
“Mami im thotë që i ka ngjarë Xhensilës, mami i Besit thotë që i ka ngjarë Besit. Në të vërtetë, i ka ngjarë shumë Besit nga ana e karakterit, megjithatë, ajo është në rritje”, është shprehur këngëtarja.
Sipas Xhensilës, Ajka do të bëhet këngëtare si ajo, apo aktore si i ati: Ka shumë gjasa që me karakterin që ka, është shumë ekspresive dhe këndon duke bërë humor të jashtëzakonshëm. Kështu mund të them (qesh). Të dyja gjenet i ka marrë. Do të aktrojë duke kënduar ose do të këndojë duke aktruar”.
“Unë do të doja që vetëm Ajka të ishte e lumtur, të zgjidhte çfarë t’i donte zemra”, është përgjigjur Xhensila, por më pas theksoi se si shumë prindër shqiptarë, do të donte që vajza të bëhej mjeke.
Artistja tregoi më tej dëshirën për ta zgjeruar familjen: “Planet janë dhe vazhdojnë të jenë. Deri në pesë anëtarë, tre fëmijë janë mirë”. /TCH/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.